Muki braktis LSDM dhe i bashkangjitet Aleancës?!

“Rebelizmi” i Muhamed Zeqirit ndaj Bashkimit Demokratik për Integrim duket sikur nuk po gjen asnjë mbështetje në partinë e tij LSDM dhe liderin Zoran Zaev.

Në opinion krijohet përshtypja që dyert e mbyllura në LSDM për qëndrimet e Zekirit dhe distancimi nga deklaratat e tij po krijon hapësirën për afrim të tij me Ziadin Selën dhe Aleancën.

Qysh në fillet e koalicionimit, Zekiri insistonte në përfshirjen e Selës dhe kundërshtonte largimin e Aleancës nga qeveria.

Më pas, në garën për ushtrues detyre kryetar i Dibrës, Zekiri në bashkëpunim me Aleancën u përpoq që ta përmbys BDI-në dhe ta merr përkohësisht komunën.

Gjithashtu, ishte Zekiri ai që në kundërshtim me politikat e Zaevit dhe LSDM kundërshtoi kandidatin konsensual me BDI-në duke kërkuar që Ahmeti të dal me kandidat partiak, por edhe kjo u demantua dhe refuzua nga vet Zaev i cili e disciplinoi Zekirin duke dalur publikisht me qëndrime të kundërta

Së fundmi, edhe pas përplasjeve të ashora të Zekirit me kryetarin e kuvendit Talat Xhaferri në lidhje me seancën për imunitetin e deputetit Trajko Veljanovski, Kryeministri Zaev mohoi qëndrimet e Zekirit dhe riktheu deputetët e tij në kuvend edhe përkundër fjalëve të mëdha që ata i thanë paraprakisht.

Mbrëmë, Ahmeti dhe Zaev paralajmëruan që janë dakorduar për kandidatin konsensual për president të vendit duke mbyllur edhe hapësirën e fundit të Zekirit për sollo qëndrime politike.

Këto zhvillime që izolojnë Zekirin nga LSDM dhe nga vendimmarrja mund të rezultojnë me largimin e tij nga partia maqedonase dhe bashkangjitjen me Ziadin Selën dhe Aleancën për arsyebtë afërsisë së tyre që Zekiri e shfaq publikisht edhe në rrjetet sociale.