Musliu: Kartoni i Gjelbër mbetet shqetësim për mërgimtarët

Sukses të punës së ambasadës së Kosovës në Bernë, Musliu e konsideron themelimin e Grupit të Miqësisë me 22 deputetë zviceran Diplomacia kosovare ka kapacitete që në mënyrë diplomatike t’i kundërvihet lobimit serb kundër Kosovës. Kështu ka thënë këshilltaja në Ambasadën e Kosovës në Bernë, Fatmire Musliu. Në një intervistë për Kp Musliu ka thënë se ambasada e Kosovës në Bernë ka kapacitet për lobim, por që nuk ka staf të mjaftueshëm për t’i kryer shërbimet që kërkohen nga bashkatdhetarët atje. Musliu ka sqaruar edhe punën që bënë ambasada në Bernë e që sipas saj ofron për bashkatdhetarë të gjitha dokumentet e gjendjes civile, pasi që interesimi i tyre është mjaft i madh për t’u pajisur me dokumente të Kosovës. Ajo po ashtu u shpreh se shqetësim për mërgatën mbetet Kartoni i Gjelbër. “Sa i takon për shembull Kartonit të Gjelbër natyrisht që janë pak jo ndoshta të shqetësuar por të indinjuar , nuk është puna që ndoshta mërgimtarët nuk mund ta paguajnë një taks që e lyp këtu në kufij, janë më shumë të indinjuar pse iu kërkohet, dhe pse në atë mënyrë,pse ndalen në kufi, pse bëhen radhë, pse ndoshta priten keq, pse ndoshta nuk kuptohen shqetësimet e tyre”, ka deklaruar ajo. Si sukses të punës së ambasadës së Kosovës në Bernë, Musliu e konsideron themelimin e Grupit të Miqësisë me 22 deputetë zviceran, të cilët sipas saj mund t’i shfrytëzojnë për lobim pozitiv për vendin. Vite më parë Fatmire Musliu ka shërbyer nëKonsullatën e Republikës së Kosovës në Berlin dhe në Stuttgart.

Komentet

komentet