Mustafa Nano: Nuk ofendohem kur me thonë gay!

Mustafa Nano flet në një intervistë për gazetarin Roland Qafoku në emsionin “Debati në Channel One”.

Për serbët dhe shqiptarët

Ne kemi me qindra vjet që jetojmë me serbët në kufi. Po aq me grekët. Dhe nuk asnjë lloj diskutimi që në kufirin shqiptaro-grek shqiptarët dhe grekët kanë dhënë dhe kanë marrë.

Kanë bërë edhe biznese të përbashkët. E njëjta gjë është edhe në kufir me Serbinë. Unë kam bërë analizën e AND-së dhe kam dalë autoktonë shqiptar.

Por po të kisha dalë serb, çfarë do bëje ti Landi, do më nxirrje nga studio? Nuk duhetë të themi se faji në marrëdhëniet me serbët është vetëm i atyre.

Gjatë perandorisë otomane të kur donin të luftonin në Ballkan të shtypnin ndonjë popull mobilizonin shqiptarët. Shqiptarët janë rreshtuar me otomanët në kohën kur bëhej revolucioni serb.

Si mendon ti Landi që serbërt janë të dhu.nshëm dhe ne jemi të padh.unshëm?

Për Skënderbeun

Një ditë më doli përpara në rrugë një djalë. Ishte i tërbuar që unë kisha thënë se nëna e Skënderbeut ishte serbe. Ishte gati të më god.iste sepse.

I kishte dhembur pse i ishte njollosur imazhi nacional i Skënderbeut. Sepse për atë nëqoftëse nëna e Skënderbeut ishte serbe, i njollosej imazhi i heroit tonë kombëtar.

Me sa kuptova kishte dy rrugë ose të më që.llonte mua ose të ikte. Iku. Në shkencë nuk ka tërbim si disa shkenctër që më thanë si guxon ky që e thotë këtë.

Ky nuk është shkenctar, ky është mil.itant. Nuk dëmtohet firgura e Skënderbeut se nëna e tij ka qenë serbe.

Për gay-t

Unë nuk shqetësohem nga ato që kanë thënë se unë qenkam gay. Në show unë nuk jam tallur me gay-t. Unë bëra një shaka që u mirëprit me gaz dhe hare.

Mua nuk më shqetëson që më thonë gay. Mua më shqetësojnë kur më thonë renegat, tradhëtar, i poshtër, apo gazetar i Ramës dhe që më ikën truri. Por kur më thonë gay, jo.

Në një debat që para me Dash Shehjin, te Fevziu, ai më tha gjatë publicitetit përse I kisha thënë që pi raki se edhe unë mund të thosha gay. Një keqkuptim kolosal.

Ti mund të ma thuash gjithë ditën mua gay dhe unë nuk fyhem. E para unë nuk jam gay, por edhe sikur të isha nuk fyhem. Unë nuk ia thashë për ta fyer Dashin se pija nuk është mëkat.

Për zgjedhjet lokale

Unë e vlerësoj shumë Erion Veliajn. Madje e them se do votoj për të këtë herë. Herën parë votova për Gjergj Bojaxhiun. Por Erion Veliaj ka punuar aq shumë dhe aq mirë sa jam i bindur se do ta votoj për kryetar bashkie.