NBA, Harden theu rekordin e Brajant (VIDEO)

U luajtën 6 ndeshjet e radhës në NBA dhe publiku në arenat amerikane është dëfryer me spektaklin e dhuruar mbi parket, ku spikatën veçanërisht dy basketbollistë me mbi 40 pikë. Në fitoren e Hjustonit me rezultatin 112:94 ndaj Memfisit, Xhejms shënoi 57 pikë, ashtu që arriti në shifrën e 17 ndeshjeve me radhë në të cilat ka shënuar më shumë se 30 pikë. Me këtë Harden theu rekordin të cilën e mbante Kobi Brajant. Ai kishte një seri prej 16 ndeshjeve me radhë që kishte shënuar më shumë se 30 pikë. Por Harden nuk ishte protagonisti i vetëm i mbrëmjes. Anthony Davies shkëlqen gjithashtu me 46 pikë dhe plot 16 “rebound” në fitoren e Neë Orleans Pelicans 117-121 në parketin e Los Angeles Clippers.