Ndahet çifti i estradës shqiptare

Disa muaj më parë, mediat rozë shqiptare u mbushën me lajmin e lidhjes së tyre.

Ata e konfirmuan marrëdhënien në rrjetet sociale nëpërmjet fotove përkrah njëri-tjetrit, por duket se gjërat nuk kanë shkuar siç duhet. Reperi Buta dhe këngëtarja Edona Vatoci nuk janë më bashkë.

Një gjë të tillë e ka konfirmuar vetë Buta së fundmi në një intervistë në emsionin “NIN”.I pyetur nëse ishte në një lidhje, reperi është përgjigjur: “Jo, e kam kryer, që në nëntor.”

Më tej, Buta u shpreh se ata nuk kishin më asnjë arsye për të qëndruar bashkë dhe s’kishte asgjë që mund t’i detyronte për ta bërë një gjë të tillë.