Ndahet nga jeta Shaban Zendeli

Shaban Zendeli, një personalitet dhe kuadër i dalluar në komunën e Likovës sot ka ndërruar jetë.

Ai u nda nga jeta pas një sëmundje. Njoftimin e kanë bërë të ditur familjarë dhe miq të tij.

Zendeli aktualisht ishte drejtor gjeneral i “Hekurudhave të Maqedonisë – Transport”. Ndërsa vite më parë ka qenë i njohur edhe me aktivitetet e tij politike.

Zendeli ka qenë kandidatë për kryetar të komunës së Likovës në zgjedhjet e fundit lokale
Zendeli u lind në fshatin Orizare të komunës së Likovës.