Ndalesë për qarkullimin e automjeteve të rënda në rrugën Gostivar-Mavrovë

Reshjet e dëborës që nga pasditja e kanë rënduar trafikun në rrugët e Maqedonisë.

Në rrugën Gostivar-Mavrovë që nga ora 16:35 është vendosur ndalesë për automjete të rënda transportuese, informon Lidhja Auto Moto e Maqedonisë (LAMM).

LAMM rekomandon lëvizje të kujdesshme, shpejtësi të përshtatur të lëvizjes dhe respektim të sinjalizimit të vendosur të komunikacionit.

ALSAT