Ndërron jetë ish-zëvendësministri i qeverisë së Kosovës

Ka ndërruar jetë ish-zëvendësministri i Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor në Kosovë, Shpetim Rudi. Rudi që ishte pjesë e Aleancës Kosova e Re, shërbeu si zv.ministër në kohën e Qeverisë së Hashim Thaçit.

Rudi gjithashtu ka kontribuar në sferën ekonomike dhe politike të qytetit të Gjakovës dhe me gjerë.

Varrimi i të ndjerit do të bëhet nesër (18.08.2019) në ora 14:00 në varrezat e qytetit në Gjakovë.