Ndjek femrën e panjohur në rrugën e errët, arsyeja do t’ju shokojë

Një mashkull ndoqi në mbrëmje një grua të panjohur në një rrugë pa dalje, dhe atë që ai shkroi në një letër që u shfaq në Reddit do të zbulojë se arsyet për këtë janë plotësisht të drejta dhe sigurisht kthejnë shpresën për një të nesërme më të mirë.

“Ne ecnim në drejtim të kundërt pranë konviktit të studentëve, më shikove shkurtimisht dhe vazhdove të ecje, dhe unë disa sekonda më vonë u nisa pas teje”.

“Kam vënë re momentin kur vure re se po të përcjell pasi nise të përshpejtoje hapat, rrudhe krahët dhe kape telefonin . Kjo nuk më pengoi, vazhdove të ecësh, dhe unë  mbajta distancën mes nesh 15 metra dhe u bëra kinse po flas në mobil. Disa herë mendoja për t’u afruar dhe të prezantoja veten, por nuk e bëra, dhe ju vetëm vazhdonit të ecni dhe shikoje se ku isha. Unë pashë se ju u kthyet në një rrugë pa dalje, e vetmja në qytet ku parkimi është falas, ku ishte parkuar makina juaj e njëjtë me timen”.

“Sikur të kishit atlete, do të vraponit, por me mençuri vazhduat të ecni me të njëjtin ritëm. Unë qëndrova pranë makinës sime, vetura juaj ishte më poshtë dhe përsëri morët telefonin në dorë. E pashë të fotografonit makinën time, kur ju vozitët pranë meje”, shkruan burri.

Tregimi i tij vazhdon në  pjesën më të frikshme të gjithë kësaj.

“Atë që nuk e ke vërejtur ishin dy meshkuj në anën e kundërt të rrugës. Ata treguan gishtin drejt teje dhe filluan të të përcjellin. Ju nuk arritët t’i shihni mënyrën se si të shikonin, nuk ke vërejtur nëse ishin të droguar ose të dehur që të dy ata. Nuk e vërejte as nëse ata ishin në këndin e asaj rruge qorre, të shikonin se si po largoheshe, pastaj më shikuan edhe mua. Keni humbur dhjetë minuta, të cilat i kalova në veturë derisa prisja policinë, të cilën e thirra derisa ti po hyje në automobilin tuaj dhe marrjen në pyetje prej 15 minutash pasi që ua tregova fotografitë e burrave që fotografova derisa po të përcillnin, “shkroi ai.

“Më vjen keq që të kam frikësuar, por sinqerisht edhe unë jam frikësuar. Nuk jam një hero dhe instinkti më tha që të shkojë, por ju mund të jeni vajza ime apo bashkëshortja, e cila parkon veturën e saj në të njëjtën rrugë dhe nuk do të lejoja të të ndodhë diçka, dhe që unë të mos ndërmerrja asnjë masë”, përfundon rrëfimin e tij të çuditshëm burri i panjohur në rrjetin Reddit.