Ndryshon ligji për alkool, ja kur mundeni të blini tash e tutje

Me ndryshimet e Ligjit për tregti do të anulohet vetëm kufizimi kohor për shitjen e alkoolit. Licencat mbeten, derisa në pikat e karburantit nuk do të shiten pije alkoolike. Për kioskat ende nuk është vendosur. Këto ndryshime të propozuara mund të pësojnë ndryshime plotësuese, përderisa Ligji nuk hyn në procedurën finale për miratim në qeveri. Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, shtoi se ai personalisht nuk është dakord me dispozitën për ndalimin e shitjes së pijeve alkoolike në pikat e karburanteve, dhe se Ligji mund të plotësohet me amendamente të parashtruara nga deputetët.