Në Gjykatën Penale vazhdojnë seancat për “Tanku”, “Titanik” dhe “Total”

Në Gjykatën Penale sot duhet të vazhdon gjykimi për rastet “Titanik”, “Tenk”,”Total”.

Në rastin “Titanik” në seancën e fundit për shkak të përkeqësimit të gjendjes shëndetësore të të akuzuarit Martin Protugjer, gjykimi për lëndën “Titanik” të Prokurorisë Speciale ishte shtyrë për sot.

Në lëndën “Titanik” të akuzuar janë ish-kryeministri Nikolla Gruevski dhe ish-funksionarët Martin Protugjer, Kiril Bozhinovski, Mile Janakieski, Gordana Jankullovska, Biljana Brishkoska Boshkovski, si dhe Ilija Dimovski, Munir Pepiq, Edmond Themelko, Leko Ristovski, Kiril Todorovski, Katerina Velovska, Stanko Korunovski, Kosta Markovski, Dragçe Dragçeski, Marjan Nakevski, Goce Janevski, Xhezmi Ahmet, Robert Davitkov, Dalibor Aleshkoviq dhe Lenka Rashajkovska.

Kurse në seancat paraprake të rastit “Tank” janë dëgjuar dëshmitarët, të cilët ishin të përfshirë në furnizimin publik të automjetit të blinduar mercedes.

Përndryshe, lënda “Tanku” ka të bëjë me blerjen e makinës luksoze “Mercedes” në vlerë prej 600 mijë eurove për nevojat e MPB-së, ndërsa pikërisht në këtë lëndë ish-kryeministri Nikolla Gruevski, u dënua me dy vite burg.

Në seancën e sotme gjyqësore për lëndën “Total”, duhet të dëgjohen “bombat” e inçizuara nga viti 2011, që PSP i prezanton si dëshmi në procedurë. Deri tani në sallën gjyqësore janë lëshuar 16 nga gjithsej 39 “bombave”.

Në lëndën “Total” i akuzuar është gazetari Dragan Pavloviq-Latas për fshehje të tatimit në vlerë prej 121.414 eurove përmes kompanisë “Total” dhe asaj për media “Mediamaks” në vlerë prej 63.032 eurove.