Në këto shtete nëse tradhton, ndëshkohesh rëndë

Të tradhëtosh bashkëshortin është ende e paligjshme në disa shtete. Shumica e shteteve tradhëtinë bashkëshortore e përcaktojnë si akt mashtrimi, marrëdhënien seksuale mes një personi të martuar dhe një person tjetër përveç bashkëshortëve të tyre. Dënimet për këtë akt ndryshojnë shumë në varësi të vendndodhjes.

Arizona- Bashkëshorti juaj dënohet deri në 30 ditë burg. Dhe jo vetëm ai do të penalizohet, por edhe personi tjetër.

Florida- Në një vend ku shumica del me bikini, si mund të përmbahesh? Nëse tradhëton mund të bëjnë deri në dy muaj burg dhe gjobë 500 $.

Kansas- Marrëdhënia me dikë tjetër përveç bashkëshortit tuaj dënohet deri në një muaj në burg dhe me gjobë deri në 500 $.

Illinois- Pasojat për tradhti bashkëshortore në Illinois shkojnë deri në një vit burg për të dy ata që tradhëtojnë.

Massachusetts- Është konsideruar një krim me një gjobë deri në 500 $ dhe dënim me burg deri në tre vjet.