Në muajin shkurt, Svindal mbyll karrierën sportiv

Skiatori i mirënjohur, Aleks Svindal , paralajëmëroi se muajin e ardhshëm do të mbyll karrierën e tij sportive, pas garave në qendrën seudeze, Are. Garat në Super Xhi dhe lëshim me ski, më 6 dhe 7 shkurt , do të jenë të fundit në karrierën e tij. “Do të mundohem që të jap maksimumin , pasi që lëndimet e gjurit më kanë ndaluar që të jap më të mirën në vitet e fundit, “ ka deklaruar Svindal. Skiatori norvegjez lëshoi garat në Austri, që të jetë gati për garat e shpejta në Garmish-Parten-Kirshen në fundjavën që vjen. Ndryshe Svindal në karrierën e vet ka fituar 4 medalje olimpike dhe dy herë ishte fitues i Kupës në ski, në vitin 2007 dhe 2009.