Në Muzeun Marubi ndodhet fotoja më e qartë e Deklaratës së Pavarësisë

Një nga fotot më të bukura të Deklaratës së Pavarësisë, ndodhet në Muzeun e Fotografisë Marubi. E fotografuar nga Kel Marubi në 25 vjetorin e kësaj ngjarjeje të rëndësishme historike, vjen në ditët tonë falë objektivit të kujdesshëm të fotografit, i cili është njohur edhe për veprimtarinë e tij patriotike. Kel Marubi e konsideronte këtë foto si të shenjtë për vetë vlerën që ka për shqiptarët./KultPlus/