Në referendum përcaktohemi për ardhmëri ose izolim

Me zgjidhjen e çështjes mes Maqedonisë dhe Greqisë, vendit i hapen portat për aderim në NATO dhe fillim të bisedimeve me Bashkimin Evropian edhe atë duke ruajtur identitetin maqedonas. Kështu thuhet në kumtesën për media të LSDM-së, informon medial.

Nga Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë thonë “nëse Hristijan Mickoski ka vetëm pak përgjegjësi dhe seriozitet mbi supet e tija, duhet që hapur të dal dhe të thotë se për cilin opsion do të përcaktohet”.

“Kemi shansin historik që të sigurojmë ardhmërinë e Maqedonisë. Ëndrrën e shumë gjeneratave, synimin e të parëve tanë e kemi një hap larg, kurse neve na mbetet vetëm që të realizojmë këto në interes të të gjithë qytetarëve të Maqedonisë”, thuhet në kumtesën e LSDM-së.

Komentet

komentet

Loading...