Në Shkup Asamble e Përgjithshme e trupave rregullator energjetik anëtarë të ERRA-s

Asamble e Përgjithshme dhe takime të Komitetit për çmime dhe tarifa dhe Komitetit për licencim dhe konkurrencë të Asociacionit rajonal të rregullatorëve energjetikë (ERRA), në të cilin janë të anëtarësuar trupa të pavarur rregullator të vendeve të Evropës, Azisë, Afrikës, Amerikës Jugore dhe Veriore, sot dhe nesër do të mbahet në Shkup në organizim të Komisionit rregullator për energjetikë (KRRE).

“Sivjet kemi nderin ta organizojmë Asamblenë e Përgjithshme të njërës prej shoqatave më të mëdha botërore të trupave rregullator dhe njëherit sot dhe nesër do të mbahen edhe shumë takime të komiteteve punuese të cilët funksionojnë në kuadër të ERRA. KRRE-ja është anëtare e ERRA-s nga viti 2004 dhe deri më tani është një prej anëtarëve më atraktivë dhe në çdo moment kemi edhe kryesues të një prej grupeve të punës të cilët punojnë në rregullativën e çmimit dhe të tarifave”, deklalroi kryetari i KRRE, marko Bislimovski në pauzën e Asamblesë së Përgjithshme.

Ai theksoi se anëtarësimi dhe takimet e ERRA-s japin mundësi të shkëlqyer për bashkëpunim në shumë tema me rregullatorët e BE-së dhe nga vendet të cilët janë jashtë vendeve të cilat janë jashtë Evropës, por të cilët, theksoi, kanë qasje interesante për zgjidhjen e çështjeve adekuate rregullatore.
Kryetari i kryesisë së ERRA-s, Mart Ots, theksoi se asociacioni filloi me punë në vitin 2002 si rajonale, ndërsa me kalimin e kohës u shndërrua në globale.

ERRA me seli në Budapest. është asociacion profesional në të cilin janë të anëtarësuar 33 vende anëtare dhe 10 anëtarë shoqërues, synimi kryesor i të cilëve është që ta rrisë këmbimin e informacioneve dhe përvojave nga sfera e energjetikës midis anëtarëve të vet, për ta përmirësuar bashkëpunimin midis rregullatorëve energjetik, për ta përmirësuar rregullativën kombëtare energjetike në vendet anëtare dhe ta zgjerojë qasjen deri në përvojën rregullatore në sferën e energjetikës në mbarë botën.