Në Tajlandë pazarin e bën edhe duke lundruar!

një nga vendet më mbresëlënëse turistike në Azinë Juglindore dhe një nga pikat më të frekuentuara nga turistët.

Pazari lundrues Khlong Lat Mayom, që ndodhet në perëndim të Bangkokut, është një nga vendet më të vizituara nga turistët.

Khlong Lat Mayom ndodhet përreth kanalit Lat Ta Niao të Bangkokut, që me kanalet e shumta të ujit dhe të lumenjve njihet si “Venecia e Azisë”.

Pazari është themeluar në vitin 2004. Si për nga pozita e tij i cili ndodhet larg turmës së qytetit, ashtu edhe për nga cilësia natyrore përgjatë kanalit, Khlong Lat Mayom është një nga pazarët më të frekuentuar nga turistët.

Pazari mbulon një sipërfaqe prej 12 hektarësh. Toka ku ndodhet ky pazar i përket shtetit.

Pas rritjes së numrit të turistëve dhe të shitësve në këtë vend, për përmbushjen e nevojave për ushqim të vizitorëve, përreth kanalit të ujit është vendosur edhe një pazar i gjerë që nuk ”lundron” dhe përbëhet nga restaurante.

Edhe pse kjo gjendje sjell përfitime për shitësit në rajon, shumica e vizitorëve që vijnë në këtë pazar mendojnë se hapësirat në fjalë për ushqim vështirësojnë arritjen e tyre në “pazarin lundrues” i cili është përkatësisht vendi që ata duan të shohin.

Numri më i madh i pazareve lundruese që janë të pranishme pothuajse në çdo shtet të Azisë Juglindore, ndodhet në Tajlandë.

Përveç Khlong Lat Mayomit në Bangkok ndodhen qindra pazare lundruese. Në mesin e atyre që vizitohen shpesh janë Amphawa, Damnoen Saduak, Tha Kha dhe Taling Chan.