Nejmar sërisht lëndohet dhe largohet në lot (video)

PSZH ka marrë një goditje të madhe në ndeshjen e Kupës ndaj Strasburgut duke qenë se ylli brazilian, Nejmar ka pësuar një dëmtim të rëndë dhe është detyruar që të largohet nga fusha e blertë me lot dhe duke çaluar. Sulmuesi brazilian ka shkuar menjëherë në dhomat e zhveshjes ku edhe ka marrë ndihmën e parë nga stafi mjekësor. Nesër do të ketë të tjera ekzaminime për Nejmarin dhe të gjithë në Paris kanë nisur të luten që Nejmar të mos ketë pësuar të njëjtin dëmtim si në fundin e sezonit të kaluar. Megjithë mungesën e Nejmarit, PSZH arriti të fitonte me rezultatin 2-0 ndaj Strasburgut falë golave të shënuar nga Kavani dhe Di Maria.