Nëna, babai dhe tre fëmijët, shuhet e gjithë familja në aksidentin e tmerrshëm në Duhël

Prindërit dhe tre fëmijët që po udhëtonin me veturën e tipit BMW, ndërruan jete në aksidentin e tmerrshëm që ndodhi rreth një orë më parë në fshatin Biraçë të Suharekës. Burime brenda Policisë së Kosovës bëjnë të ditur për Express se viktimat e aksidentit janë prindërit me fëmijët e tyre.

Një familje u shua, sot, pasi aksidenti ndodhi mes veturës së viktimave dhe një autobusi.

“Drejtuesi dhe tre pasagjerë kane ndërruar jete ne vendngjarje sipas konfirmimit te mjekut te emergjencës. Janë prindërit me fëmijë”, tha një burim i policisë për Gazetën Express.

“Ne vendngjarje janë ekipe relevante si dhe rruga magjistrale Suharekë-Prishtine do te jete e bllokuar për qarkullim”, thuhet në informatat më të reja të kësaj ngjarjeje.

Policia e Kosovës po apelon të gjithë pjesëmarrësit e trafikut që të respektojnë shenjat e komunikacionit dhe rregullat në trafik.