Nëna e re e cila e ka lëshuar fëmijën do të përgjigjet, MPB dha detaje

New born baby sleeping in hand

Sektori i Punëve të Brendshme – Shkup do të dorëzojë kallëzim penal kundër 17-vjeçares A.A. nga Shkupi për shkak ekzistimit të dyshimit për vepër penale të bërë “lëshim të fëmijës së pafuqishëm”, dënuese sipas nenit 200 të Kodit Penal, transmeton Portalb.mk.

Ajo, më 14.05 rreth orës 11:00 në bulevardin “Brigada Maqedonase-Kosovare”, fëmijën e saj të sapolindur e ka lëshuar në vend në afërsi të shtëpisë së saj. Bebja është gjetur nga një kalimtar i rastit i cili e ka ftuar Ndihmën e Shpejt me an t së cilës bebja është dërguar në Klinikën për Sëmundje të Fëmijëve – Shkup, ku është kontrolluar dhe është konstatuar se ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.

Me Urdhrin e Prokurorisë Themelore Publike – Shkup, është kryer analizë krahasuese e ADN-së të A.A. me beben dhe është konstatuar se ajo është nëna e fëmijës t sapolindur.

Pas kësaj, është njoftuar edhe ekipi i intervenimit nga Institucioni publik – Qendra meskomunale për punë sociale – Shkup për veprimin e mëtutjeshëm.