Nënat shqiptare në Preshevë falenderojnë Vuçiçin për 18 mijë eurot

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç, gjatë një vizite në Toplice ka deklaruar para gazetareve se për çdo familje që do të lindë fëmijën e katërt në Serbi, sigurisht edhe në Luginën e Preshevës, do të japë shpërblim 18 mijë euro!

Ky gjest i presidentit serb ka bërë jehone të madhe dhe është përshëndetur e mirëpritur edhe nga nënat e Medvegjës, Bujanocit dhe Preshevës, njofton agjencia e lajmeve “Presheva Jonë”.

 

Nga një anketë e agjencisë së lajmeve “Presheva Jonë” me këta nëna, ato e kanë felenderuar Vuçiçin për 18 mijë eurot. Falenderimet kanë ardhur kryesisht nga ato nëna që aktualisht kanë vetëm tre fëmijë apo ato shtatzana me fëmijët e katërt. Kjo agjenci lajmesh, si media e vetme në Luginen e Preshevës, ka mësuar se në këtë rajon, aktualisht janë mbi 100 nëna shtatzëna të cilat presin fëmijën e katërt.

Bile disa prej tyre kanë pyetur se ky premtim i Vuçiçit a vlen edhe për fëmijën e 5-të, të 6-shtin…

Duhet shtuar se presidenti serb Aleksandar Vuçiç, dje para mediave, tha se nëse brenda katër dekadave populli serb nuk do të angazhohet për shtimin e popullsisë, kombi serb mund të zhduket.

Masat e reja për nxitjen e politikës së popullsisë të qeverisë së Serbisë përfshijnë edhe ndihmat në para – nëna që lind fëmijën e tretë dhe të katërt do të ketë 30,000 dinarë në muaj nga shteti për një periudhë prej 10 vjetësh. (“Država ce izdvajati 30.000 dinara mesecno za trece i cetvrto dete“), transmeton agjencia e lajmeve “Presheva Jonë”

“Për fëmijën e parë do të jepen 100 mijë dinarë, për fëmijën e dytë do të jepen 10 mijë dinarë në muaj përgjatë dy viteve, për fëmijën e tretë në muaj do të jepen 12 mijë dinarë përgjatë 10 viteve, ndërsa për fëmijën e katërt do të jepen 18 mijë euro”, i ka premtuar presidenti i Serbisë, popullit të tij.

Loading...