Nënës i heqin foshnjen nga barku dhe ia vendosin sërish

Një 26-vjeçare shtatzënë iu nënshtrua një operacioni të rrallë, të heqjes së foshnjes nga barku për trajtim dhe vendosjes së tij sërish në vend. Procedura e pabesueshme u bë për të trajtuar fëmijën e pa lindur ende të Bethan Simpson, pasi testet zbuluan se ai kishte spina bifida.

Sipas asaj që shkruan e përditshmja Mirror, opsioni që iu dha 26-vjeçares Bethan dhe bashkëshortit të saj Kieron ishte që të abortonin, përpara se të mësonin për operacionin në fjalë.

Deri para pak kohësh, kjo procedurë kryhej vetëm në Belgjikë, por Bethan, e cila pritet të lindë në Prill është një prej disa nënave që është operuar nga një grup kirurgësh belgë dhe britanikë në Londër.

Një kontroll rutinë në javën e 20-të të shtatzënisë tregoi se koka e bebes nuk kishte madhësinë e duhur. 26-vjeçarja u dërgua në spitalin Broomfield, në Essex, ku foshnja u diagnostikua me spina bifida, një gjendje ku shtylla kurrizore e bebes nuk zhvillohet plotësisht në barkun e nënës. Për pasojë fëmija rrezikon që të mos ecë.

Prindërve të bebes iu dhanë disa opsione, mes të cilave edhe operacioni i ri, i quajtur ndërhyrja fetal. Pas skanimeve e analizave të shumta, ata u aprovuan për t’iu nënshtruar këtij operacioni, kur Bethan ishte 24 javëshe.

Ekspertët, mes të cilëve disa prej kirurgëve më të njohur në botë nga Londra dhe Belgjika e hoqën beben nga barku i nënën, riparuan shtyllën e tij kurrizore dhe e vendos sërish në bark, aty ku vijon të jetë ende. Fatmirësisht, operacioni shkoi shumë mirë.

Vetëm në Angli, 80 përqind e rasteve kur bebja diagnostikohet me spina bifida, përfundojnë në ndërprerje të shtatzënisë.

Lexo më shumë në: https://www.gazetaexpress.com/lajme/nenes-i-heqin-foshnjen-nga-barku-dhe-ia-vendosin-serish-625870/?fbclid=IwAR1AykvTWcqXXORMwu7DloWk93otTg31zJqFUW_tY426Mpp44Iv8v8LuuHA?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright