Nënshkruhet “Deklarata e Bukureshtit”: Tre shtetet mbështesin fuqishëm Serbinë drejt BE-së!

epa07471674 Bulgarian Prime Minister Boyko Borissov (L), Serbian President Aleksandar Vucic (2-L), Romanian Prime Minister Viorica Dancila (2-R) and Greek Prime Minister Alexis Tsipras (R) shake hands together after their common statement that concluded the Cvadrilateral Meeting Romania - Bulgaria - Greece - Serbia at Snagov Palace, 25 Km north from Bucharest, Romania, 29 March 2019. Romania holds the rotating Presidency of the Council of the European Union for six months, starting on 01 January 2019. EPA-EFE/ROBERT GHEMENT

Kryeministrja e Rumanisë Viorica Dancila tha se liderët e katër vendeve pjesëmarrëse të një katërkëndëshi ballkanik, Serbia Rumania Bullgaria dhe Greqia nënshkruan “Deklaratën e Bukureshtit” e cila konfirmon se do intensifikohet bashkëpunimi në mënyrë që të kontribuohet për stabilitetin në rajon si dhe në mbështetje të fuqishme të Serbisë në rrugën drejt Bashkimit Evropian.

“Bashkëpunimi ynë hynë në një fazë të re që është përkthyer në një deklaratë të përbashkët nga katër zyrtarë. Ky është dokumenti i parë i këtij lloji në këtë format” tha Dancila në një konferencë shtypi.

Dokumenti është quajtur “Deklarata e Bukureshtit”, tha ajo dhe shtoi se është një dëshmi e përkushtimit të fuqishëm për të bashkëpunuar në ndërtimin e një rajoni të begatë dhe të qëndrueshëm.

Vëmendje e veçantë sipas saj do t’i kushtohet integrimit evropian të Ballkanit Perëndimor për të arritur vlerat evropiane si dhe krijimin e rrjeteve më të mëdha të bashkëpunimit në fushën e infrastrukturës së transportit dhe energjisë.

Ajo vuri në dukje se presidenca e Rumanisë në BE po karakterizohët nga sfida të mëdha – Brexit dhe zgjedhjet e ardhshme të BE.

“Ne avokojnë për zgjerimin e BE-së për vendet në rajon”, i Dancila i cila theksoi se Rumania është një avokate e veçanta për procedurën e përshpejtuar të integrimit evropian kur bëhet fjalë për Serbinë.