Nesër pa rrymë pjesë të komunave të Shkupit

Për shkak të intervenimit në elektrorrjetin distributiv nesër pa rrymë do të jenë pjesë nga komunat Butel dhe Kisella Vodë.

Në periudhën prej orës 08:30 e deri në ora 15:00, pa rrymë do të mbeten shfrytëzuesit nga një pjesë e rrugës “Aleksandar Urdarevski”, në rrethinën e firmës “Vince komerc” në komunën e Butelit.

Ndërprerje në furnizimin me energji elektrike nga ora 09:00 deri në ora 10:30 do të kenë edhe shfrytëzuesit nga një pjesë e lagjes Kisella Vodë.

Loading...