Nevoja për të urinuar natën është shenjë e fshehtë e diçkaje shumë serioze

Nëse “natyra shpeshherë ju thërret në mes të natës”, atëherë mund të jetë diçka më serioze sesa birra që e keni konsumuar ose fshikëza e dobët.

Shkencëtarët së fundmi kanë gjetur një lidhje mes nevojës për të urinuar shpesh gjatë natës dhe shtypjes së lartë të gjakut.

Rreziku i juaj për këtë rritet deri në 40% nga udhëtimet në tualet dhe, aq më shpesh që keni nevojën për të shkuar në tualet, aq më të mëdha janë shanset se e keni shtypjen e lartë.

Komplikimet e kësaj janë mjaft serioze.

Nëse nuk trajtohet, shtypja e lartë e gjakut mund të shpie në sulm të trurit apo të zemrës.

Këto zbulime vijnë pas hulumtimeve të shkencëtarëve japonezë, të cilët paralajmërojnë se arsyeja për këtë mund të jetë konsumimi i tepërt i kripës.