Nga 2.5 deri në 22.5 euro, ja sa para duhet paguar për të kaluar tunelin në Rrugën e Kombit

Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës ka reaguar pas lajmit se nga sot nis testimi i pagesës për çdo automjet që do kalojë në Rrugën e Kombit.“Ajo çka ben koncesionari tani është që në përfundim të procesit të instalimit të pikave të pagesës fillon testimin e sistemit”, thuhet në reagim.Deklarata e plotë e Ministrisë:
Në Marrëveshjen e koncesionit, datë 6.12.2016 “Për ndërtim, përmirësim, shfrytëzim, mirëmbajtje të Autostradës Milot Morinë”, miratuar me VKM nr.870, datë 14.12.2016 “Për miratimin e kontratës se koncesionit, “Për ndërtimin, përmirësimin, shfrytëzimin dhe mirëmbajtjen e autostradës Milot – Morine”, ndërmjet Republikës se Shqipërisë, të përfaqësuar nga Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës, dhe Konsoriumit “Catalyst Viva Das General Contracting, LLC-Salillari shpk – Bee Tech-Violiap Ateve – Kastrati sh.a., ndër të tjera parashikohet se:Koncesionari përdor një shesh me dy kahe për pagimin e taksës ne afërsi të tunelit të Thirrës dhe Koncesionari mbledh dhe mban të ardhurat nga taksa e rrugës.Objektivi kryesor i këtij projekti Koncesion/PPP i punimeve dhe shërbimeve është përmirësimi i Autostradës dhe shfrytëzimi dhe mirëmbajtja efikase e saj. Koncesionari do të përmirësojë, operojë dhe mirëmbajë Autostradën sipas një pakete të paracaktuar të standardeve të performancës për një periudhë 30 vjeçare të koncesionit.Taksa e rrugës karakterizohet dhe taksohet sipas përllogaritjes se klauzolës se kontratës se koncesionit, në varësi të klasës së automjetit në bazë të klasifikimit të Automjeteve.Tarifat nga java e ardhshme për të kaluar në Rrugën e KombitKlasa 1 motor – 2.5 euroKlasa 2 veture – 5 euroKlasa 3 autobus & kamioncine – 11.2 euroKlasa 4 kamion i mesem – 16.2 euroKlasa 5 kamion i rende – 22.5 euro

Loading...