Nga e mërkura, Shkupi dhe Beogradi më afër!

Për katër ditë të mërkurën më 15 maj do të lëshohet aksi jugor i Korridorit 10 drejt Maqedonisë së veriut dhe Greqisë afër Grykës së Gërdelicës.
Me hapjen e ak.sit afër Grykës së Gërdelicës Serbia përmes Korridorit 10 tërësisht do të li.dhet me 600 kilometra përgjatë autostradës nga kufiri i Maqedonisë së veriut deri në kufi me Hungarinë.

Në ak.sin përmes Grykës së Gërdelicës të gjatë 26.3 kilometra vozitësit nga Maqedonia e Veriut dhe Serbia do të kenë mundësi të kalojnë nëpër dy tunele të reja dhe 33 ura të konstruuara.

Korridori 10 është një nga korridoret më të rëndësishme transportuese pan-evropiane që kalojnë nëpër Serbi dhe i lidhë Austrinë Hungarinë Sllvoeninë Kroacinë Serbinë Bullgarinë Maqedoninë e Veriut dhe Greqinë.

Me këtë intervenim shkurtohet rruga Shkup-Beograd dhe bëhet thuajse për 3 orë.