Nga kamariere, në spiune të rrezikshme: Jeta e pazakontë e Leontinës

Leontina Petke Tereza Koen, një kamariere që u bë spiune shumë e rrezikshme. Mori pjesë në detyrën e korrierë-ndërlidhëses dhe rekrutueses së burimeve të informacionit, realizoi operacione jashtëzakonisht të rëndësishme dhe të rrezikshëm për marrjen e materialeve të çmuara, për armën bërthamore në SHBA, në vitet 1942-1950.

Leontina e filloi punën punoi si dado, shërbyese, kamariere në ShBA. Leontina ishte e martuar me Morris Koen, një agjend i jashtëm në Spanjë, falë të cilit u rekrutua në me cilësinë e agjentes.

Pas përgatitjes speciale në Moskë, punoi si zbuluese dhe radiste në Angli, që nga viti 1955 deri në vitin 1960, ndërsa në vitin 1961 arrestohet dhe deri në vitin 1969 ishte e burgosur në Angli. Pas lirimit deri në fund të jetës së saj ishte rezervë speciale.
Leontina lindi në vitin 1913 në qytetin Adams të shtetit Masacujstes, në SHBA në familjen e Vladislav Petke, me origjinë nga Polonia. E filloi punën shpejt punoi si dado, shërbyese, kamariere. Që nga viti 1927 jetoi në Nju Jork punoi në rrobaqepësi.

Në vitin 1937 u njoh me Morris Koen, gjatë një prej mitingjeve në mbështetje të luftës civile në Spanjë. Pas kthimit të Morris nga Spanja, ku ai ishte vullnetar i republikës spanjolle në luftë kundër frankistëve, ata vendosën që të martoheshin. Ndërkohë, Morris bashkëpunonte me zbulimin sovjetik dhe bëri propozimin për tërheqjen dhe të Leontinës me cilësinë e burimit të informacionit: ajo punonte në uzinën e aviacionit, e cila prodhonte porosi të mbrojtjes. Rezidentura legale për të dha karakteristikë pozitive.