Ngrohja globale shtyn orkat më në veri

Ngrohja globale po detyron Orkat dhe prenë e tyre peshkun harengë të migrojnë më në veri të fjordeve norvegjeze. Me ujëra ku temperatura arrin 3 gradë celsius, Reisafjorden në veriun e Norvegjisë ishte habitati ku u zhvendosën harengat pasi braktisën ishujt Lofoten 300 km më në jug, tregon themeluesi i shoqatës “Orkat pa kufi”, Pier Robert La Tur.

Që të riprodhohet ky peshk uji duhet të jetë nën 6 gradë celcius. Bashkë me harengat u zhvendosen dhe Orkat grabitqare siç njihen balenat vrasëse. Sipas La Tur migrimi i tyre më në veri do të vazhdojë.

1500 Orka gjuajnë në këto ujëra, dyfishi i atyre që ishin një dekadë më parë.

Bashke me popullsinë e gjitarëve janë shtuar edhe turistët që i vëzhgojnë në pak metra largësi grabitqarët që gjuajnë duke alarmuar zyrtaret për rrezikun e aventurave të tilla.