Nis operacioni për shpëtimin e futbollistit Sala

Gazeta franceze “Equipe” shkruan se një operacion masiv shpëtimi ka nisur ndaj sulmuesi argjentinas, i përbërë nga dy helikopterë dhe anije në zonën e Guernsey-Alderney për të gjurmuar avionin, i cili kishte tre vetë në bord, duke përfshirë Sala. Aeroplani kishte nisur nga aeroporti francez Nantes-Atlantique, në drejtim të Cardiffit.

Aeroplani u zhduk nga radari pranë zonës Casquets, rreth orës 21:30. Kushtet e motit komplikojnë punën e shpëtimtarëve.

Policia e Guernsey raportoi në një deklaratë se operacioni i kërkim-shpëtimit është duke u zhvilluar: rojet bregdetare britanike kanë raportuar se ende nuk ka gjetur asgjë. Alderney është një ishull që ndodhet rreth 15 km nga bregu i Normandisë dhe nga Haga në Holandë.

Postimi i fundit i Sala në rrjetet sociale ka qenë fotoja në të cilën ai përshëndetet me ish bashkëlojtarët e tij nga Nant.