Një 34-vjeçar nga Maqedonia e Veriut humb jetën nga ak.sidenti në Kosovë

Një shtetas i Maqedonisë së Veriut ka humbur jetën mëngjesin e sotëm, si pasojë e një vetak.sidenti që ka ndodhur në rrugën Prishtinë-Ferizaj, saktësisht në fshatin Llapnasellë. Bëhet fjalë për një 34 vjeçar me inicialet A.J.

Rastin për Express e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.

“Sot rreth orës 05:00, kemi pranuar informatën për një vetak.sident trafiku ne rrugën Prishtinë -Ferizaj, saktësisht në Llapnasellë, ku është përfshirë një veturë. Si pasoje e aks.identit një person (ngasësi i automjetit) ka humbur jetën’, ka thënë Ahmeti.

Me  urdhër të prokurorit trupi i pajete i vik.timës është dërguar për obduksion, ndërkohë që hetuesit e njësitit të trafikut, janë duke u marr me rastin.

“A.J mashkull 34 vjec, shtetas i Republikes se Maqedonisë së Veriut, e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Me urdhër te prokurorit trupi i pajete i vi.ktimës dërgohet për obduksion, ndërkohë që hetuesit e njësitit te trafikut, janë duke u marr me rastin”, ka thënë Ahmeti. /Gazeta Express