Një fitore nuk relativizohet gjithmonë me Një zhgënjim

Tentativa për relativizim, Pasi dje u shkruajt një aritje historike, ku Kryeparlamentari, z. Talat Xhaferi, bëri atë që do duhej të bënte një burrë shteti i guximshëm, jo më kot është përzgjedhur për pozitën të cilën e ekzekuton me shumë transparencë dhe përgjegjësi.

Z. Talat Xhaferi, me mençuri dhe guxim arriti që të sjell në votim dhe ta kaloj ligjin për përdorimin e gjuhëve, jo aq lehtë por ja doli të shkruante historin, i vetmi që e kuptoi se Kryetari i Kuvendit Xhaferi do të shkruante historinë në atë sallë, ishte ish- Kryeministri G, të cilin e pamë të ngjitej afër Kryeparlamentarit dy-tri herë (kuptohet jo për gjë tjetër por deshi të bëhet pjesë e historisë).. Sjellja e këti ligji rangon Maqedoninë në një nivel më të lart dhe më afër Bashkimit Europian, demokracia fillon të shihet në Maqedoni.

Kjo është një faqe e re e bashkjetesës mes etnive të ndryshme. Pas gjithë kësaj jo më larg se sot, gjykata bëri një lëvizje dhe vendosi të lë të lirë B,I, vrasësin e Almirit 4 vjeçar nga Kumanova, s’ka si të quhet ndryshe përpos “Tentativë relativizimi” një fitore ta barazojë me një zhgënjim. Pretendim i ulët për zhvlersim të asaj që u arrit dje, duke sjellë këtë vendim zhgënjyes, (këta gjykatës) nuk deshën të lejojnë që shqipfolësit të gëzohen mjaftueshëm.

Një zhvlerësim i popujve që bashkjetojnë në Maqedoni, të cilët me shpresë të madhe kërkojnë dhe presin drejtësi, zbatuesit e ligjeve në nivel gjyqësor duhej të jenë shembull të zbatimit të ligjeve, por manovrat që gjykatat janë duke përdorur në Maqedoni, dëshmojnë se janë super të ndikuara.

Ndërsa, vendimin që mori gjykata sot dëshmon se në cfarë gjendje i kanë ulur gjykatat në Maqedoni, sigurisht qeveria do ta ketë shumë të vështirë për të pastruar gjyqësorin nga ndikimet partiake dhe ndasitë etnike.

Gjithsesi mendoj që të gjithë ne jemi të vetëdishëm se arritja e djeshmje e gjuhës është historike dhe nuk relativizohet dot. Gjuha Shqipe do të ruhet aty ku u shkruajt.

Nga Sali Limani