Një grua bie nga kati i gjashtë, policia jep detaje

Një grua ka rënë prej katit të gjashtë në Ferizaj.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës Agim Gashi ka thënë për Telegrafin se vi*ktima është dërguar në spital në Ferizaj me shen*ja jete.

“Rreth orës 15:30 minuta në rrethana ende të panjohura një person i gjinisë femërore ka rë*në prej katit të gjashtë. Është dërguar në spital në qendrën em*ergjente dhe tani ndihma e parë është duke u përgatitur që ta dërgoj në klinikë në Prishtinë” ka thënë ai.

Gashi ka theksuar se ende nuk dihet mosha dhe arsyet e këtij rasti.

“Nuk dihet mosha as arsyeja. Ajo që dihet është se ka qenë me shenja jete” është shprehur ai.