Një i ri në SHBA vret pesë persona, përfshirë edhe prindërit e tij

Policia amerikane po kërkon një 21 vjeçar, nën dyshimet për vrasjen e dy prindërve të tij dhe tre qytetarëve të tjerë në dy lagje në Louisiana.

Dakota Theriot hapi zjarrin fatal në drejtim të 50 vjeçarëve Elizabeth Theriot dhe Keith Theriot në një famulli. Autoritetet besojnë se Theriot, më pas vrau 43 vjeçarin Billy Ernest, 17 vjeçarin Tanner Ernest dhe Summer Ernest 20, në një famulli tjetër në jug të qytetit.

Policia e ka përshkruar të dyshuarin si të rrezikshëm dhe të armatosur.