Një i ri vdes nga deodoranti

Ideja për të zëvendësuar drogën me deodorantin rezultoi fatale për një të ri 19-vjeçar.

Ai mendoi se kishte gjetur një ide të mirë dhe të lirë për të zëvendësuar drogën me deodorantin.

Mjekët kanë treguar se personi në fjalë nuk kishte në dispozicion kanabis, u mundua që të drogonte veten me deodorant.

Ai vuri një peshqir mbi kokë dhe thithi deodorant, duke menduar se do të ja trulloste kokën dhe të përjetojë ndjenjën e përdorimit të drogës.

Por pak minuta më vonë, personi në fjalë pësoi një atak kardiak, ku zemra ndaloi së punuari, dhe ai ndërroi jetë.

Ngjarja ka ndodhur në një zonë të Holandës.