Një nënë, në Shqipëri, kapet duke i çuar drogë djalit në burg

Policia e shtetit ka bërë arrestimin e 2 personave dhe 1 tjetër e ka proceduar në gjendje të lirë, në fushën e narkotikëve dhe vjedhjes.

Blutë e Vlorës kanë ndaluar për “Prodhim dhe shitje të narkotikëve” shtetasin K.K., 33 vjeç, banues në qytetin bregdetar, pasi më 14.08.2019, dyshohet se i kishte dhënë një sasi të vogël lënde narkotike kanabis sativa të fshehur në shuallin e një palë atleteve sportive shtetases L.B dhe kjo e fundit tentoi t’i fuste në I.E.V.P e Vlorës për djalin e saj (i dënuar për vjedhje).

Policia ka proceduar në gjendje të lirë 45- vjeçaren L.B për veprën penale “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale me burgim”.

Ndërkohë në një tjetër aksion policia ka ndaluar shtetasin e shpallur në kërkim F.M., 28 vjeç, banues në Vlorë. Ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë – Fier i kishte caktuat masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale: “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Mbajtja pa leje të armëve të gjahut”.