Një nga ‘kokat’ e dhunës së 27 prillit dorëzohet në polici/FOTO

Nikola Mitrevski – Koljo, një nga të akuzuarit për dhunën e 27 prillit të vitit të kaluar në Kuvendin e Maqedonisë sonte është dorëzuar vullnetarisht në burgun parahetimor të Shutkës, njofton “Fokus” duke u thirrur në burime të mirëinformuara. Ai disa muaj ishte në arrati dhe se konsiderohet si një nga ‘kokat’ organizuese për dhunën e 27 prillit, transmeton INA.

Në aktakuzë thuhet se mbrëmjen e 27 prillit në ora 18.58 në aktakuzë dikush i është lajmëruar Nikolla Mitrevskit – Koljos për të kryer sulmin e dhunshëm. Ndërsa telefonuesi apo urdhërdhënësi është Aleksandar Vasilevski – Ninxha, i cili ka marrë urdhërin më lartë nga shefi i sigurimit të ish-kryeministrit Nikolla Gruevski.

Në aktin 15 faqesh është përshkruar kronologjia dhe përshkrimi i veprimeve të dhunuesve. Ata gjatë pasdites ishin grumbulluar në kafenetë buzë Vardarit dhe se po prisnin urdhërat për veprime. Mes tyre përshkruhet se kanë qenë të dyshuarit: Jane Cento, Igor Jug, Mladen Dodevski, Zaharie Simovski, Mihail Mladenovski dhe Dejan Davidovski , të cilët dhe nga disa videomateriale shihen se si kanë vrapuar drejt Kuvendit. (INA)