Një shpërthim në qytetin bregdetar të Aleksandrisë ka vrarë të paktën dy persona, duke përfshirë një polic, në atë që zyrtarët e quajtën një përpjekje për vrasjen e shefit të sigurisë të qytetit.Shpërthimi ndodhi pranë hotelit Tolip të shtunën në lagjen Rushdi, në qytetin e dytë më të madh të Egjiptit, pranë autokolonës së gjeneralmajor Mostafa al-Nemr, kreu i sigurisë në Aleksandri, tha një burim egjiptian i sigurisë për Al Jazeera.Makina bombë kishte si shënjestër autokolonën, tha një burim. Agjencia shtetërore e lajmeve MENA citon al-Nemr të thotë se dy persona, një polic dhe një shofer, u vranë nga shpërthim.Ministria e Brendshme egjiptiane tha se sulmi ishte një përpjekje për vrasjen kundër al-Nemr.Ish-zëvendës ministri i brendshëm Rafiq Habib i tha Al Jazeera se dyshon se autorët i përkasin një “grupi ekstremist”, ndonëse asgjë nuk është konfirmuar ende. “Shpërthimi ka ndodhur pak para zgjedhjeve presidenciale, që tregon se objektivi i tij, ishte për të mbjellë frikë midis votuesve”, tha Habib.“Unë nuk besoj se sulmi do të ketë ndonjë ndikim në zgjedhje. Jam i sigurt se do të ketë pjesëmarrje të lartë në zgjedhje”, shtoi ai.

Muharrem Hasani do të ndeshet me boksierin serb, Zoran Radic nesër në afërsi të Zyrihut.Katër herë kampioni i botës, Muharrem Hasani do të ‘luftojë’ me Radic nga ora 23:00, shkruan GazetaBlicHasani ka statistika të jashtëzakonshme në sportin e Thai Kik Boksit.
Kikboksieri numëron 50 fitore nga 55 ndeshjet e zhvilluara.27 prej tyre Muharrem Hasani i ka fituar me K.O./GazetaBlic/

Loading...