Një tjetër ska.ndal mash.trimi në Zvicër me protagoniste një vajzë nga Kosova!

Një mjeke e rr.eme nga kantoni i Schaffhausen ia ka marrë nga xhepi mbi 200.000 franga Georg G. Por ai nuk është vi.ktima e vetme.

Në mantelin e saj të bardhë dhe me një stetoskop rreth qafës Imera I.* 36 vjeçare shfaqet në llogarinë e saj në Facebook. Një tjetër foto tregon zeshkanen e bukur me prejardhje nga Kosova para një kabineti me ilaçe. Në një foto ajo paraqet një raft plot me libra mjekësorë të kirurgjisë, anato.misë gjinekologjisë dhe ambulancës. Një portal shqiptar i lajmeve i dedikoi gjithashtu një portret “doktoreshës I”.

Por Imera I. nuk është një mjeke e vërtetë. Përkundrazi ajo thuhet se ka mash.truar disa fqinjë dhe të njohur tjerë duke u paraqitur si një mjeke që ka nevojë për para raporton “20 minuten”.

Një nga vi.ktimat është fqinji i saj Georg G.* të cilit Imera ia ka marrë 212 mijë franga. Në mars 2019 ai e den.oncoi në policinë e Schaffhausenit Imeran për mashtrim komercial dhe falsifikim dokumentesh. Policia nuk ka komentuar rastin për shkak të he.timeve. Për Imera I. aplikohet prezumimi i pafa.jësisë.