Një yll si Lolo, ja projekti i tij i parë

Loriant Beqiraj është i lindur në Gjermani, ai jeton në Ludëigshafen por me prejardhje nga Vrella komunë e Istogut derisa njihet me emrin e artit si Lolo. Në moshën 13 vjeçe ai ka parë me shumë inspirim vëllaun e tij se si ka eksperimentuar me instrumentale të rrymën hip hop pasiqë Denisi ka qenë shumë i interesuar për rap dhe hip hop por duke e ndërprerë atëherë derisa Lorianti ka premtuar atij se do të vazhdojë dashurinë që ka për rap muzikën. Nga ajo ditë Lorianti ka eksperimentuar me shoqëri shumë beat dhe instrumentale ndërsa si 20 vjeçarë ai po prezanton kështu projektin e parë të titulluar ‘Garro’. Kjo do të thotë në shqip cigare. Ideja për këtë projekt ka qenë se babai i tij gjithmonë ka dashur që fëmijët e tij të mos ndezin duhanin për të ruajtur shëndetin. Mirëpo dikur ai ka filluar të konsumojë duhanin dhe kishte frikë tia tregojë babait të tij sepse e ka shumë serioz. Pasiqë i tregoi për idenë e kësaj kënge dhe që do e titullojë ‘Garro’, kështu edhe ka lindur gjithë projekti i parë i tij.