Një zhabë në konferencën për media të delegacionit të Kosovës

Një zhabë e gjelbër, e vogël, është parë në sallën e konferencave të Aeroportit të Prishtinës.

Prania e zhabës është vërejtur gjatë konferencës për media të delegacionit të Kosovës, i cili u kthye nga Brukseli.

Delegacioni i përbërë nga presidenti Thaçi, kryeministri Haradinaj, kryeparlamentari Veseli e zëvendëskryeministrat Pacolli, Limaj e Gashi, u kthyen nga Brukseli ku ata morën lajmin për rekomandimin pozitiv të Komisionit Europian lidhur me liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.

Këto janë fotografitë ku shihet zhaba në sallën e konferencave të Aeroportit “Adem Jashari”.