Njësia Speciale e Kosovës në aksion, arreston disa persona të huaj për vrasje

Policia e Kosovës është duke e realizuar një aksion në disa lagje të Prishtinës. Siç bëhet e ditur, qëllimi i këtij aksioni është identifikimi dhe arrestimi i disa personave të dyshuar për vrasje, e që janë shtetas të huaj në kërkim ndërkombëtar.

Disa qytetarë të Prishtinës kanë treguar për Insajderin se në lagjen “Kalabria” është duke ndodhur një aksion i Policisë së Kosovës ku mes tjerash janë parë edhe shumë vetura.

Daut Hoxha për Insajderin ka konfirmuar se qëllimi i këtij operacioni është identifikimin dhe arrestimin e disa personave të dyshuar për vrasje, e që janë shtetas të huaj në kërkim ndërkombëtar.