Nju Jork, vepra arti me mbështjellës me fluska (Video)

Artisti nga Nju Jorku Bradley Hart duke përdorur shiringa shpon mbështjellësit me fluska me akrilik për të krijuar vepra arti. Bradley këtë material normal për përdorim të përditshëm e shndërron në diçka të bukur. Ai është artist i vetëm që përdor këtë metodë të veçantë. Ai mbështjellësit me fluska i lyen me ngjyra të ndryshme me qëllim që të njëjtat të duken edhe më të bukura dhe më të veçanta. “Kur shihen së bashku, pjesët duken sikur janë në koordinim me tjetrën dhe shikuesi vëren një lidhje të fortë mes të gjitha elementeve dhe lidhet edhe më shumë me pikturat”, ka sqaruar autori. Ai këto vepra arti i ka shpalosur në galerinë e arteve në Nju Jork.