Nokaut pas 35 sekondave në “Belator 214” (video)

Në përballjen kryesore të “Belator 214”, amerikani Rajan Bader, pas vetëm 35 sekonda, mundi kundërshtarin e tij të famshëm, rusin Fedor Emilijanenko dhe është mundësi i parë që ka fituar tituj në dy kategori, pasi që është edhe kampion në peshat e mesme. Për rusin Emilijanenko do të jetë përballja e fundit në karrierën e tij, pasi që më parë ka deklaruar se mendon për pensionim, ndërsa disfata mund të përshpejton këtë proces. Para kësaj sfide Fedor në “Belator 214” kishte 2 fitore dhe një disfatë. Ndërkohë 35 vjeçari Bader në karrierën e tij ka 27 fitore dhe 5 disfata, ndërsa në “Belator 214”, regjistroi fitoren e 5-të me radhë, ku nuk njeh disfatën.