Notre-Dame/ Pas mallkimit, ‘pendohet’ Serbia, jep një milion euro

Qeveria e Serbisë gjatë ditës së sotme tregoi se do të dërgoi një milion euro për ri-ndërtimin e katedrales Notre Dame.

Gazetat proqeveritare në Serbi pas djegies së katedrales kishin shkruar se ky ishte ndëshkim i zotit pasi që në Notre Dame ishte ngritur flamuri i Kosovës.

Në deklaratën e qeverisë thuhej që ky donacion jepet për të konfirmuar miqësinë e vjetër mes Serbisë dhe Francës.

Vlen të kujtojmë që edhe Qeveria e Kosovës ndau 20 mijë euro nga buxheti për rindërtimin e katedrales.

Donacionet e mbledhura nga e gjithë bota për katedralen kalojën shumën e një miliard eurove.