Nuk do ta besoni, në Zvicër lind gjirafa që pagëzohet me emrin Qëndrim

Kopshti zoologjik në Bazel është shtuar edhe me një banor të ri të qafëgjatave. Njoftohet se ka lindur një gjirafë e re me emrin Qëndrim, që po i bën hapat e parë të saj.

Më 27 mars, xhirafat e kopshtit zoologjik në Bazel, kanë fituar një pasardhës të ri. Sipas kopshtit zoologjik të Bazelit, përkundër peshës së tij prej 71 kilogramësh, Qëndrimi ka arritur të ngrihet në këmbë, pas pak më pak se gjysmë ore në këmbë, shkruan “20 Minuten”, përcjell Shtegu.com. Nuk kaloi as një orë e plotë dhe Qëndrimi filloi të thithë tek e ëma e tij, gjirafa Kianga (10).

Të martën ishte hera e parë që Qëndrimi po thithte ajër të pastër. Atje ai gjithashtu u njoh me gjirafën tjetër të lindur në dhjetor, Penda.