Nuk ka qetësi tek Real Madrid/ Ja futbollisti tjetër që dëmtohet rëndë

Shtohen problemet me dëmtimet në shtëpinë e Realit të Madridit. Sapo kanë kaluar 20 ditë nga nisja e fazës përgatitore, por numri i lojtarëve të dëmtuar, pjesë e ekipit të parë, ka shkuar 5. Brahim, Mendy, Asensio, Jovic dhe së fundmi Thibaut Courtois.

Sikurse konfirmon klubi madrilen, portieri belg ka pësuar një dëmtim në kavilje (përdredhje) e për pasojë nuk mund do të udhëtojë me pjesën tjetër të skuadrës drejt Gjermanisë për Audi Cup.

“Gardiani” i “Los Blancos” pritet të qëndrojë 1 muaj në infermieri, që do të thotë se do të humbasë edhe takimin e parë sezonal, atë të kampionatit në “Balaidos” me Celta Vigon.

Reali i Madridit do të luajë këtë të martë kundër Bayernit të Myninut në Audi Cup, sfidë e programuar për t’u zhvilluar në Allianz Stadium, në orën 18:00.