Nuk keni një marrëdhënie të mirë me vjehrrën? Ja se si ta ndryshoni atë

Në të shumtat e rasteve, për vjehrrat thuhen se defektet më të tmerrshme, kur në të vërtetë duhet të mendohet se bëhet fjalë për një grua dhe një mama si të gjitha të tjerat në botë. Për të mos e përjetuar me siklet momentin e takimit ose të bashkëjetesës me prindërit e të fejuarit dhe veçanërisht me vjehrrën, zbuloni më poshtë dhjetë këshillat se si të shkoni mirë me të:

Zgjidhni të vishni veshje serioze: Mbase do të jetë pak e vështirë për ju që të ndryshoni në këtë drejtim, nëse jeni mësuar që të visheni gjithnjë në mënyrë ekstravagante. Duhet të merrni parasysh faktin se tashmë do të futeni në një stad të ri të jetës, i cili duhet respektuar edhe nëpërmjet mënyrës së të veshurit.

Jini të sjellshme: Mos bëni shikime dredharake ose bezdisëse të paktën për pak net që takoheni dhe mos i jepni përshtypjen se dëshironi të gjendeni në një vend tjetër! Ndihmojeni vjehrrën tuaj që të shtroni bashkë tryezën.

Bëjini një dhuratë: Kur t’ju ftojnë në shtëpinë e vjehrrës, çojini diçka, por pa e ekzagjeruar. Për shembull një ëmbëlsirë, një shishe verë ose lule. Nuk është e nevojshme që të shpenzoni një “pasuri të tërë” për diçka të rrallë që do t’i vinte të tërë në siklet.

Përcaktoni hapësirat: Ndajini hapësirat në rast se vjehrra bëhet shumë e bezdisshme, komunikojani këtë gjë menjëherë: nuk ka asgjë të keqe nëse uleni në tavolinë për të diskutuar disa rregulla, sidomos kur të merrni vesh se ju dhe bashkëshorti juaj do të bëheni me fëmijë. Bezdisja luftohet menjëherë.

Shmangni konfidencat e tepërta

Ndonjëherë është e nevojshme që të detyroheni t’ia bëni të kuptueshme vjehrrës suaj se ka një kufi, i cili nuk duhet të kalohet edhe në rastin e konfidencave. Mbani mend gjithmonë se ajo nuk do të jetë kurrë një mikja ose një e besuara juaj, por as edhe aleate. Ajo është mamaja e partnerit tuaj dhe si e tillë do të mbesë gjithmonë: do të jetë më e afërt me të birin.

Kërkojini këshilla: Nuk ka mënyrë më të mirë për ta bërë të lumtur sesa duke i kërkuar këshilla për gjëra që ajo i ka shumë për zemër, si për shembull për recetat e gatimit, pastrimet e shtëpisë apo edhe për pazaret. Do të jetë krenare që t’ju transmetojë njohjet praktikisht. Ndoshta ju mund të mësoni diçka me të vërtetë nga këto këshilla.

Merreni në telefon:Është e sikletshme dhe pak e bezdisshme që ta merrni vjehrrën në telefon, kur kjo e fundit nuk kujtohet asnjëherë që ta mbyllë bisedën. Por, gjithsesi, është një veprim veçanërisht i garantuar. Kjo është një mirësi e vogël që kushton shumë pak. Ndaj vëreni dorën në zemër dhe merreni të paktën dy herë në javë në telefon vjehrrën tuaj.