Nusja e familjes së Hashim Thaçit: Vellon e dasmës ja besova dizenjatorit serb!

Kosova numëron një numër të madh dizajnerësh të cilët kanë arritur që punën e tyre ta paraqesin edhe jashtë vendit.
Shembull e kemi bashkëshorten e nipit të presidentit Hashim Thaçi e cila ia ka besuar punën një dizajneri serb për vellon e dasmës së saj.

Nipi i presidentit Kushtrimi nuk ka shumë ditë që kurorëzoj dashurinë me gruan e tij Edona Ahmetin me ç’rast organizuan një dasmë madhështore në një nga hotelet në Prishtinë me shumë të ftuar.

Edona tregoi se fustanin e ka qepur tek një dizajner serb pasi që ka vite që e përcjellë punën e tij në rrjetet sociale.‘Mihailo është një dizajner serb me famë botërore! E përcjelli prej 2013 në Instagram dhe ka qenë ëndrra ime kur të martohem vellon me punu te kynpër shkak se jam përshtat fiks në stilin e tij meqenëse e kam pas shumë problem me dal prej vetes” tha ajo.
Gjithashtu nusja më e re e familjes Thaçi tregoi se çmimi nuk ka qenë i lartë në krahasim me Kosovë.“Në pamje ta jep bindjen se çmimet i ka ekstra të larta ama jo janë dy fustanat që unë i kam përmbyllë me një çmim shumë minimal! Në qoftë se e kisha punu në Kosovë ta siguroj se veç një vello më kish kushtu maksimumi 3.300€ (pasi kam pyet, para se me shku ne Novi Sad)” u shpreh Edona.