O Sali o hero, gjithë Shqipëria ty të do! Qytetarët kërkojnë Sali Berishën (FOTO)

Sali Berisha është lideri historik i Partisë Demokratike. Në vendin e tij Lulzim Basha një pasardhës që ende kritikohet për drejtimin e PD-së nën hijen e Berishës duket se ende nuk ka marrë ‘aprovimin’ e popullit. Këtë mëngjes në rrugët e Tiranës janë parë të ngjitura në shtylla disa fletushka që kërkojnë rikthimin e Sali Berishës.

“O Sali o hero gjithë Shqipëria ty të do. Kthehu legjendë” shkruhet në disa prej tyre. Këtë të mërkurë opozita mban prot*estën e tetë kund*ër qeverisë, para Kuvendit që sot ka seancë plenare. Por njëjtë sic ndodhi më 21 mars Basha nuk do të jetë në krye të protestës pasi ndodhet në Gjermani në takime me përfaqësues të partisë CDU.

Në atë pro*testë ra në sy angazhimi më i madh i Berishës ndryshe nga sa ka ndodhur në tubimet e tjera që ka qëndruar më në hije. Pritet të shihet nëse në mungesë të kryedemokratit Basha sot Berisha do të dëgjojë “zërin” e qytetarëve për tu rikthyer të paktën në udhëheqje të protestës.